Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihen trupat gjermane duke “liruar një peng” në një stërvitje ushtarake për Tag De Bundeswehr (Dita e Forcave të Armatosura) në Dresden.
Në pamjet e publikuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shfaqen trupat speciale gjermane që pasi kërcejnë nga një helikopter, gjithashtu “lëshohen” nga e Muzeut Ushtarak.

Trupat e Kammando Spezialkrafte, njësia e forcave speciale të elitës së Gjermanisë, pastaj qëndrojnë në parvazin e ndërtesës dhe shkatërrojnë një dritare.

Pasi ata thyejnë dritaren, trupat futen në ndërtesë.

Pasi trupat e forcave speciale futen në ndërtesë, përmes pamjeve nga brenda, publiku gjerman pa në ekran se si ata kapën “pengmarrësit”.

Ushtrimi ishte pjesë e një shfaqje publike që festonte Bundeswehr, emri i përdorur për Ushtrinë e Gjermanisë, Forcat Detare, si dhe Forcat Ajrore. /Telegrafi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK