
Mandatory Credit: Photo by Anatoly Maltsev/EPA-EFE/REX/Shutterstock (9762785o) Donald J. Trump and Vladimir Putin Russia US Summit in Helsinki, Finland - 16 Jul 2018 US President Donald J. Trump (L) and Russian President Vladimir Putin (R) shake hands during a joint press conference in the Hall of State at Presidential Palace following their summit talks, in Helsinki, Finland, 16 July 2018.
Një sondazh i zhvilluar në SHBA tregon se 8 nga 10 amerikanë mendojnë se fushata zgjedhore e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në vitin 2016 është e lidhur me Moskën.
Në sondazhin e zhvilluar nëpërmjet internetit nga Reuthers/Ipsos në të gjithë SHBA-në në periudhën 17 shkurt – 4 mars, 53 për qind e të anketuarve kanë theksuar se fushata e Trumpit ka “punuar me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016”, ndërsa 32 për qind e të anketuarve kanë kundërshtuar këtë ndërsa 15 për qind nuk kanë qenë të sigurtë.
Sipas sondazhit, 50 për qind e të anketuarve besojnë se Trump përpiqet të ndalojë hetimin rreth Rusisë, 32 për qind e kanë kundërshtuar këtë ndërsa 18 për qind kanë deklaruar se janë të pavendosur.
Niveli i ulët i të pavendosurve tek votuesit në sondazh ka shkaktuar komente se nuk do të bëhet ndonjë ndryshim i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Raporti pritet të publikohet në nëntor rreth hetimit të kryer nga prokurori special Robert Mueller për lidhjen e fushatës zgjedhore të Trumpit me Rusinë.
Kyle Kondik, analist në qendrën e politikave të Universitetit Virginia ka thënë se “Në periudhën e Trumpit, presim që të ndodhë diçka që të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e shohin Trumpin. Por, kjo ende nuk ka ndodhur. Ndoshta në këtë pikë nuk ka mbetur më askush që të ndryshojë mendimin e votuesve”.
Sondazhi i Reuters/Ipsos u zhvillua me 2.379 të anketuar nga të cilët 888 ishin demokratë dhe 796 republikanë./Anadolu Agency/
Pse u nda nga Lela? Flet Leo për herë të parë
Vetaksident në Komoran, lëndohet një grua
Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri
Rahoveci “demolon” Pejën, ia shkakton humbjen e dytë radhazi
Shënoi gol pas katër vitesh në Premier League – Hender...