Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se ka rritur vigjilencën pas vdekjes së udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, por nuk ka plane për të ngritur nivelin e alarmit.
Kjo do të bëhej vetëm nëse ekzistojnë informacione mbi kërcënime konkrete dhe të besueshme, që mund të ndaheshin me publikun, thanë zyrtarët.
“Masat tona të sigurisë do të vazhdojnë të jenë të shkathëta, ne do të vazhdojmë të përgjigjemi në çdo moment që mund të ketë kërcënime,” thanë ata.
Deklarata e Departamentit të Sigurisë Kombëtare vjen pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për operacionin e forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë që vuri në shënjestër me sukses dhe eliminoi me dhunë Al Bagdadin.
Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim prej deri në 25 milion dollarësh për informacione që do të çonin në kapjen e Al Bagdadit dhe nxjerrjen e tij para drejtësisë. Deri tani ekziston vetëm një person tjetër, udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, për kapjen e të cilit është vënë një shpërblim kaq i lartë./voa/
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë
Zohran Mamdani betohet si kryetar i Nju Jorkut në stacionin ...
Nga Foden te Gavi dhe Florian Wirtz: Dhjetë futbollistët më ...
Qipro merr presidencën e BE/ Begaj: Shqipëria të mbyllë kapi...