Shteti Islamik ka lëshuar një regjistrim audio të liderit Abu Bakr Al-Baghdadi të enjten.
Ky konsiderohet të jetë komunikimi i parë nga udhëheqësi xhihadist gjatë tërë vitit, edhe pasi grupi terrorist humbi territor në Irak dhe Siri, transmeton portali arbresh.info
Data e regjistrimit prej 46 minutash, e publikuar në faqen e lajmeve Al-Furqan, e cila lidhet me grupin xhihadist, nuk është e qartë. Por supozohet se audio është regjistruar kohëve të fundit, pasi Bagdadi u referohet kërcënimeve të Koresë Veriore kundër Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Lëshimi i audios vjen mes rritjes së spekulimeve mbi fatin e Bagdatit, pasi fjalimi i tij i fundit u lëshua në fillim të nëntorit të vitit 2016, dy javë pas fillimit të betejës për Mosulin, kur ai kërkoi që ndjekësit e grupit terrorist ‘të bënin që gjaku i jobesimtarëve të rrjedhë si lum’.
Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se do të duhen vite për kapur ose për të vrarë Badgadin, pasi mendohet se ai është duke u fshehur diku në shkretërirë, mes Mosulit dhe Raqqës.
Ministria e Mbrojtjes ruse në fillim të këtij viti pati deklaruar se e ka vrarë Bagdatin gjatë sulmeve ajrore në periferi të qytetit sirian Raqqa, por Uashingtoni tha se nuk mund të konfirmonte vdekjen e tij. /arbresh.info/
22 vjet nga trazirat e marsit
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...