Një gjykatëse federal nga shteti i Virginias në SHBA ka dhënë vendimin që në Virginia të mos zbatohet ndalesa e udhëtimit e nënshkruar nga Donald Trump ndaj shtatë vendeve myslimane me arsyetimin se është në kundërshtim me Kushtetutën Amerikane.
Në vendimin e Leonie Brinkema, njëra nga gjykatësit në Gjykatën e Distriktit Lindor të Virginias, theksohet se ndalesa e udhëtimit është në kundërshtim me nenin e parë dhe të pestë të Kushtetutës Amerikane dhe shkakton “dëme të pariparueshme” ndaj popullit dhe institucioneve të Virginias.
“Është në dobi publike të pengohen aktivitetet të cilat jonë jokushtetuese”, thuhet më tej në vendimin e gjykatëses.
Nga ana tjetër, Kryeprokurori Demokrat i Virginias, Mark Herring, e ka cilësuar si “historike” këtë vendim, duke theksuar se kjo praktikë e Trump është diskriminim kundrejt myslimanëve.
Herring njoftoi se disa studentë nga vendet myslimane kanë fshirë regjistrat nga disa universitete në Virginia, duke bërë të ditur se kjo ka shkaktuar dëm në vlerë prej 20 milionë dollarësh nga shpenzimet e institucioneve të arsimit të lartë në shtet.
“Në Virginia, qindra, mbase mijëra persona, janë prekur nga kjo ndalesë, sepse mendojnë që do t’u anulohet viza nëse largohen dhe kjo aktualisht është një dëm i vërtetë, konkret dhe i prekshëm”, është shprehur Herring.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit