Gjermania, Polonia dhe Suedia kanë dëbuar diplomatët rus pasi që Rusia kishte dëbuar tre diplomat nga këta shtete.
Kremlini akuzoi këta tre diplomatë të Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në protestat masive në mbështetje të liderit të opozitës, Alexei Navalny.
Dëbimi i tyre u njoftua derisa shefi i punëve të jashtme i BE, Josep Borrell po vizitonte Moskën të premten, raporton BBC.
Të tre vendet e prekura e dënuan veprimin e Rusisë si të pajustifikuar.
Një diplomat rus tani duhet të largohet nga ambasada e Berlinit, një tjetër nga ambasada e Stockholmit dhe një i tretë nga ambasada në Poznan.
Ministria e jashtme gjermane tha se diplomati i dëbuar nga Moska thjesht kishte “vëzhguar zhvillimet në Rusi me mjete të ligjshme”, në përputhje me konventat diplomatike.
Zt Borrell publikoi një blog ditën e diele duke dhënë një vlerësim të zymtë të gjendjes së marrëdhënieve BE-Rusi.
Ai shkroi se “një konferencë shtypi e organizuar në mënyrë agresive dhe dëbimi i tre diplomatëve të BE gjatë vizitës sime tregojnë se autoritetet ruse nuk dëshironin të shfrytëzonin këtë mundësi për të pasur një dialog më konstruktiv me BE”./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...