Shtëpia e Bardhë ia ka dhënë dritën e gjelbër operacionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë, duke i larguar forcat amerikane nga kjo zonë. Ky ndryshim i madh në politikën e jashtme i lë të vetmuar aleatët e deritashëm të Shteteve të Bashkuara, kurdët.
Forcat kurde e kanë udhëhequr fushatën kundër ISIS-it në rajon, por ndryshimi i pozicionimit të Shteteve të Bashkuara, i cili erdhi pas një bisede me telefon me presidentit amerikan dhe homologut të tij turk, nënkupton që Turqia do t’i marrë përsipër edhe luftëtarët e burgosur të ISIS-it, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Ky vendim është ndryshimi më i ri në një valë ndryshimesh të bëra nga administrata e presidentit Trump, e cila po përballet me akuza në politikën e brendshme, dhe duket se vendimi i fundit nuk është marrë përmes këshillave të diplomatëve që merren me çështjen e Sirisë.
Në gusht, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia arritën marrëveshje për krijimin e një zone sigurie në pjesën veriore të Sirisë, përmes së cilës forcat kurde, të cilat mbështeten nga amerikanët, do të tërhiqeshin nga zona kufitare mes Sirisë dhe Turqisë.
Turqia i cilëson forcat kurde si pjesë e militantëve kurdë që luftojnë brenda territorit të saj dhe i sheh si kërcënim serioz për sigurinë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...