SHBA ka vendosur sanksione mbi ministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, raporton Anadolu Agency (AA).
Arreaza po ashtu ka shërbyer si zv/ministrin i Ministrisë së Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë, nënpresident ekzekutiv dhe ministër i Zhvillimit Ekologjik të Minierave.
Kjo lëvizje vjen pasi SHBA-të vazhdojnë të rrisin presionin financiar ndaj Venezuelës dhe aleatëve të saj rajonalë.
Sanksionet janë pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ushtruar presion ekonomik mbi qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, pasi Uashingtoni ka njohur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si president të vendit.
Departamenti i Thesarit po ashtu vendosi sanksione ndaj Carol Padilla, një gjyqtare e gjykatës, për rolin e saj si zyrtare në qeverinë venezueliane.
“Departamenti i Thesarit do të vazhdoj të shënjestroj të korruptuarit e brendshëm të Maduro-s, duke përfshirë ata që kanë për detyrë drejtimin e diplomacisë në emër të këtij regjimi të paligjshëm”, tha agjencia amerikane në një deklaratë.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër