Shtëpia e lindjes e Adolf Hitlerit në Austri, e cila prej vitesh ka qenë temë debati nëse duhet rrënuar apo jo, do të përdoret si stacion policor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme e Austrisë tha në një deklaratë se procesi i shpronësimit të shtëpisë ka përfunduar muajin e kaluar dhe se ajo do të rirregullohet për t’i shërbyer policisë.
Sipas deklaratës, ndërtesa do të riprojektohet për të shërbyer si stacion policor dhe për këtë arsye do të hapet një konkurs arkitekture në mbarë Bashkimin Evropian (BE).
Pas rinovimit, thuhet më tej, në ndërtesë do të zhvendosen drejtoria policore e Braunau-s dhe stacioni policor i Braunau-s.

“Përdorimi i kësaj shtëpie nga ana e policisë do t’i japë fund kujtimit nazist të ndërtesës”, ka thënë ministri i Brendshëm austriak Wolfgang Peschorn.
Ndryshe, shtëpia në të cilën lindi Adolf Hitler, e njohur shkurtimisht si “Shtëpia e Hitlerit”, e cila gjendet në rajonin Braunau në provincën Austria e Epërme, viteve të fundit ngriti shqetësime se ajo mund të shndërrohet në një simbol për simpatizantët e nazizmit pasi filloi të hasë në interesim të madh nga ana e tyre.
Kjo gjendje ngjalli debate mbi atë nëse ndërtesa duhet rrënuar apo jo.
Zhvillimet çuan që në vitin 2016, Ministria e Brendshme të marrë vendim për shpronësimin e saj, por disa mosmarrëveshje me pronarin e shtëpisë shkaktuan vonimin e procesit.
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...
Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenoci...
‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 mi...