“Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës së presidentit amerikan me homologun rus, Vladimir Putin.
“Presidenti është i vendosur”, u shpreh sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt.
Më herët, Donald Trump pohoi se do të flasë të martën me presidentin rus Vladimir Putin për Ukrainën, dhe diskutimi do të përqëndrohet te territoret e termocentralet.
“Jemi që tani në bisedime për këtë çështje, për ndarjen e aseteve të caktuara”, tha ai për gazetarët fluturonte nga Florida në Uashington me avionin presidencial, Air Force One.
“Ne do të shohim nëse kemi diçka për të shpallur ndoshta të martën. Unë do të flas me presidentin Putin të marten. Shumë punë është bërë gjatë fundjavës. Duam të shohim nëse mund t’i japim fund asaj lufte”, tha Trump./BBC
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...