Pjesë të Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë janë shembur, ndërsa ka nisur ndërtimi i sallës së re të ballove të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Ekipet e ndërtimit rrëzuan të hënën copa të mëdha të një hyrjeje të mbuluar dhe dritareve në këtë pjesë të ndërtesës, e cila, sipas Trumpit, po “modernizohet plotësisht”.
Presidenti amerikan kishte thënë më herët se shtesa prej 250 milionë dollarësh për sallën e ballove do të ndërtohej “pranë” strukturës ekzistuese, pa e ndryshuar atë.
“Nuk do të ndërhyjë në ndërtesën aktuale. Do të jetë pranë saj, por pa e prekur atë – dhe i tregon respekt të plotë ndërtesës ekzistuese, për të cilën jam fansi më i madh”, kishte deklaruar Trump në korrik.
“Është vendi im i preferuar. E dua,” shtoi ai.
Trump njoftoi ndërtimin në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se “janë hedhur themelet” për hapësirën “shumë të nevojshme” të sallës së vallëzimit.
“Për më shumë se 150 vjet, çdo President ka ëndërruar të ketë një Sallë Vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë për të akomoduar njerëz për festa të mëdha, vizita shtetërore etj.”, shkroi ai.
Sipas Trumpit, projekti po financohet privatisht nga “shumë Patriotë bujarë”. Megjithatë, identitetet e tyre mbeten të paqarta, pasi Shtëpia e Bardhë nuk ka publikuar asnjë emër të mundshëm financuesish.
Shtëpia e Bardhë ka shërbyer si rezidenca historike e presidentëve amerikanë për më shumë se dy shekuj. Krahu Lindor u ndërtua në vitin 1902 dhe u modifikua për herë të fundit në vitin 1942.
Në postimin e tij, Trump theksoi se Krahu Lindor është “plotësisht i ndarë” nga Shtëpia e Bardhë, ndonëse është i bashkangjitur në strukturën kryesore.
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025