Shtëpia e Bardhë do të kërkojë nga Kongresi fonde emergjente për të ndihmuar njerëzit e prekur nga uragani Harvey.
“Populli amerikan do të jetë me ju”, tha nënpresidenti Mike Pence gjatë një vizite në Teksas.
“Do të jemi këtu çdo ditë derisa ky shtet dhe ky rajon të rindërtohet edhe më i madh, edhe më i mirë se përpara”, tha ai.
Presidenti Donald Trump pritet të propozojë një ndihmë fillestare prej 5.9 miliardë dollarësh, raporton agjencia AP.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë më herët se shtetit mund t’i duhen mbi 125 miliardë dollarë nga qeveria federale.
Së paku 39 njerëz kanë vdekur gjatë uraganit Harvey dhe pas tij.
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...