Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ofroi hollësi rreth bisedës telefonike mes presidentit të SHBA-së, Donlad Trumpo dhe atij ukrainas, Volodimir Zelensky.
Duke iu referuar një deklarate nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, Leavitt thotë se Trump dhe Zelensky patën një bisedë “fantastike”.
Ajo tha se Zelensky falënderoi SHBA-në për mbështetjen e saj – veçanërisht për raketat Javelin – dhe se “paqja e qëndrueshme nën udhëheqjen e presidentit Trump mund të arrihet”, raporton BBC.
Të dy burrështetasit diskutuan gjithashtu për luftimet në Kursk, duke kërkuar gjithashtu më shumë burime të mbrojtjes ajrore.
Së shpejti pritet një takim teknik me synimin për një armëpushim më të gjerë në Detin e Zi.
Trump gjithashtu citohet të ketë se thënë se “pronësia amerikane” e infrastrukturës energjetike të Ukrainës mund të ndihmojë vendin.
Pjesa më e madhe e konferencës deri më tani është përqendruar në politikat e emigracionit dhe çështjet e brendshme të SHBA-së, veçanërisht në debatet ligjore mbi dëbimet./rtk
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...