Shtëpia e Bardhë: 49 udhëheqës të lartë të regjimit iranian janë vrarë

22:39 | 2 Mars 2026
E.H

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se 49 nga udhëheqësit më të lartë të regjimit iranian janë vrarë gjatë sulmeve, raporton BBC.

“Vrasja e terroristëve është e mirë për Amerikën. 49 nga udhëheqësit më të lartë të regjimit iranian, përfshirë Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei janë zhdukur tashmë nga faqja e dheut deri tani në sulmet hapëse të Operacionit ‘Epic Fury”, u deklarua ajo.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo tha se objektivat e operacionit amerikan janë duke vazhduar për të parandaluar regjimin radikal, i cili sipas tyre, kërcënon Shtetet e Bashkuara.

Të ngjashme