Një letër e nënshkruar nga kryebashkiakët e shtatë qyteteve gjermane i bën thirrje qeverisë federale që t’i lejon qytetet të marrin migrantë të mitur nga kampet në Greqi.
Kryetari i Këlnit, Dyseldorfit, Potsdamit, Hanoverit, Freiburgut, Rottenburgut dhe Frankfurtit si dhe ministri i brendshëm i Saksonisë së Ulët, Boris Pistorious nënshkruan apelin, transmeton portali arbresh.info.
Lutja erdhi dy ditë pasi Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit në Gjermani, kundërshtoi një mocion për të pranuar mijëra azilkërkues të mitur nga kampet greke të refugjatëve.
“Situata në ishujt grekë” është përkeqësuar në mënyrë dramatike ditët e fundit”, thuhet në deklaratën e përbashkët, fragmente të së cilës u botuan nga rrjeti i lajmeve RND me qendër në Hanover.
“Për fëmijët dhe gratë, në veçanti, kampet plotësisht të mbipopulluara, të cilave u mungon infrastruktura më e nevojshme, kujdesi mjekësor dhe strehimoret, janë të padenjëshme”.
Deklarata shtoi se kapacitetet e pritjes në qytetet në fjalë janë ekzaminuar, dhe ato “janë të disponueshme për strehim dhe kujdes arsimor të fëmijëve”.
Qytetet do t’i jepnin përparësi “fëmijëve, prindërit e të cilëve në shumë raste nuk janë më të gjallë dhe që janë vetëm në kampet e refugjatëve”./arbresh.info/
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...