Një shqiptar 62 vjeçar, banues në Itali, është bërë shkaktar i një aksidenti me pasojë vdekjen e dy punëtorëve.
Shqiptari drejtonte një kamion kur është përplasur me një kantier ndërtimi në autostradën A14, në Borgo Panigale, duke shtypur dy persona që punonin në rrugë në atë moment, raportojnë mediat italiane.
Viktimat janë Antonio Pizzutelli, 38 vjeç, dhe Salvatore Vani, 46 vjeç, të dy banues në provincën e Frosinone, transmeton lapsi.al.
Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë kamionisti, i cili po hetohet për akuzën “aksident me vdekje” dhe po i nënshtrohet disa ekzaminimeve për të evidentuar nëse ka qenë i alkoolizuar në momentin e aksidentit.
Emri i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur.
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...