Përparim Avdili ka arritur të siguroj sërish ulëse në Asamblenë e Cyrihut.
Avdili ka garuar për Partinë Liberale të Zvicrës (FDP) ku edhe ka arritur rezultate shumë të mira, duke fituar ulësen e deputetit të zonës.
Ai përmes një shënimi në Facebook ka njoftuar rizgjedhjen në këtë pozitë.
“Miq, jam rizgjedhur me rezultatin me të mire në listën e FDP-së në rrethin 9. Faleminderit të gjithëve, përzemërsisht!!”.
Ai ka arritur që të mobilizojë votën e komunitetit shqiptarë në zonën ku ka garuar.
Avdili që është punonjës banke, prioritet në mandatin e tij do të ketë zhvillimin ekonomik në mënyrë liberale.
Ai ka thënë se të gjithëve në Zvicër duhet t’iu jepet mundësia për t’u zhvilluar profesionalisht.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...