Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para godinës së Parlamentit Europian ku një shqiptar i ka vënë flakën vetes.
Tgcom citon mediat lokale duke raportuar se personeli i shërbimit që qëndrojnë të pozicionuar në hyrje të institucionit kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin nga vdekja të shqiptarit. Arsyet e këtij veprimi nuk dihen ende.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 teksa në dalje të godinës së PE zhvillohej një manifestim i qytetarëve nga Guinea. Siç raportojnë mediat lokale, kur folësi në manifestim bërtiti “Padrejtësi”, shqiptari që ndodhej në afërsi të demonstruesve, e përsëriti fjalën para se të spërkaste veten me benzinë dhe t’i vinte zjarrin vetes me një çakmak.
Të parët që ndërhynë për ta shpëtuar, ishin manifestuesit që u përpoqën të shuajnë flakët me një xhaketë. Menjëherë pas kësaj, mbërritën forcat e sigurisë të cilët ruajnë gjithmonë hyrjen e Parlamentit Europian, dhe i shuajtën flakët me një zjarrfikëse./Opinion.al
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...