Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Artë të Greqisë, pasi policia greke i ka kapur me 55 kilogramë kanabis.
Dy shqiptarët e arrestuar janë 27- vjeç dhe 31- vjeç, ndërkohë policia greke nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve.
Dy shqiptarët e transportonin drogën nga kufiri i gjelbër për në Artë me automjet. Sasia e kanabisit u gjet e hedhur mes disa shkurreve, e ndarë në 53 pako me një peshë totale prej 54 kilogramë e 837 gramë.
Dy personat u ndaluan nga autoritetet greke në Kalamia të Artës, ku ka sekuestruar edhe dy automjetet që ishin përdorur për transportin e kanabisit.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë