Shërbimi spanjoll i shpëtimit në det thotë se ka shpëtuar 549 migrantë, të cilët po tentonin të kalonin Detin Mesdhe
Ky shërbim tha se kanë kapur gjashtë anije të vogla që po bartnin në total 350 migrantë gjatë ditës së shtunë në Ngushticën e Gjibraltarit.
Ndërkaq, sot edhe 199 migrantë të tjerë janë shpëtuar nga pesë anije të ndryshme me të cilat po udhëtonin.
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se 2,626 migrantë kanë humbur jetën, teksa kanë tentuar që ta kalojnë Detin Mesdhe në vitin 2018.
Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian ka thënë se 57 mijë migrantë kanë arritur në Spanjë vitin e kaluar, dyfishi i shifrës së migrantëve që kishin hyrë paligjshëm në Spanjë gjatë vitit 2017.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...