Një deklaratë nga Ambasada Amerikane në Pekin tha se mjeti, që ata e përshkruajnë si një bombë, kishte shpërthyer rreth orës 13:00 sipas orës lokale në anën juglindore të godinës. Policia e Pekinit tha se dyshonte për një fishekzjarr, që kishte shkaktuar një zjarr. Autori ishte lënduar në duart e tij gjatë incidentit, por nuk është në rrezik për jetën dhe është dërguar menjëherë në spital.
Policia e ka identifikuar atë dhe thotë se është nga një provincë e Mongolisë. Gazetari i BBC në Pekin thotë se aktivitetet normale kanë rifilluar në zonën përreth ambasadës, me njerëzit në radhë për aplikime për viza. Ka pasur raporte të mëhershme se policia kishte larguar një grua që kishte tentuar t’i vinte flakën vetes në afërsi të ambasadës, disa orë para shpërthimit. Nuk është e qartë ndërkohë nëse të dy incidentet janë të lidhura.
Sulmet në kryeqytetin kinez janë të rralla. Incidenti i fundit më i rëndë ishte ai kur një makinë u përplas mbi turmat në sheshin Tienanmen, në 2013, duke vrarë 5 persona, mes tyre edhe autorin.
Kina fajësoi për incidentin separatistët myslimanë ujgurë./Top Channel
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...