Shpërthimi i vullkanit krijon re hiri 10 mijë metra

08:41 | 30 Maj 2017

Vullkani Bogoslof në Alaskë ka formuar një re hiri 10 mijë metra në atmosferë për një periudhë të vetëm 55 minutave.

I ndodhur në Ishujt Aleutian, vullkani shpërtheu në orën 2:16 të së dielës, duke bërë që Observatori Vullkanik i Alaskës (AVO) të lëshonte një kod të aviacionit të kuq – niveli më i lartë paralajmërues, transmeton portali arbresh.info.

vullkan1

Meteorologët e motit kapën me detaje të shkëlqyeshme shpërndarjen e hirit mbi Detin e Beringut. Imazhet nga sateliti japonez Himawari nga Qendra Kombëtare e Parashikimit të Oqeanit të Motit tregojnë qartë retë e hirit.

Kodi i aviacionit u ul më vonë në ‘portokalli’ pasi nuk pati më shpërthim pas atij të së dielës dhe aktiviteti sizmik ishte i ulët./Arbresh.info

vulkkan2

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara