Një shpërthim bombe të shtunën që ndodhi në një furgon pasagjerësh në Kabul, vrau të paktën një person, thanë zyrtarët, transmeton arbresh.info.
Ky është shpërthimi i dytë në kryeqytetin afgan derisa rriten shqetësimet e sigurisë në prag të festës së Fitër Bajramit.
Sipas Reuters, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin të shtunën, sipas kanalit telegram të grupit.
“Një grua u vra dhe tre të tjerë u lënduan”, tha për Reuters, Khalid Zadran, një zëdhënës i komandantit të Kabulit.
Një ditë më parë, një shpërthim vrau më shumë se 50 besimtarë pas lutjeve të së premtes në një xhami në Kabul.
Një dëshmitar i cili i shpëtoi shpërthimit të furgonit të pasagjerëve, Ali Maisam, 19 vjeç, teksa po priste jashtë një furre buke aty pranë në atë kohë, tha se pa trupa të njerëzve.
“Pashë njerëz që dolën nga minibusi me fytyra të përgjakur dhe të djegur… Pashë që ishin nxjerrë katër trupa dhe një grua ishte në mesin e të vdekurve”, tha ai./arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...