Një bombë e fshehur në veturë ka shpërthyer në një qendër tregtare në kryeqytetin somalez, Mogadishu, duke lënë të vdekur 11 persona. Policia dyshon se sulmi është organizuar nga grupi “Al Shabaab”.
Shpërthimi ndodhi në një zonë të ngarkuar me dyqane dhe restorante. “Disa trupa i kemi tërhequr nga një ndërtesë e shembur. Deri tash, 11 persona janë gjetur të vdekur dhe 10 janë lënduar”, tha Mohamed Hussein, zyrtar policor i Mogadishus. Një dëshmitar ka thënë se nga ky shpërthim është shkatërruar një restorant dhe janë djegur katër vetura.
Grupi “Al Shabaab” organizon shpesh sulme me bomba në Mogadishu dhe në qytete tjera kundër qeverisë. Ky grup po përpiqet ta rrëzojë nga pushteti qeverinë e mbështetur nga vendet perëndimore dhe ta fusë në fuqi ligjin e sheriatit.
Ky grup është i njohur edhe për sulme në vende tjera. Sulmi i tyre i fundit në një hotel të Kenias muajin e kaluar kishte lënë të vdekur 21 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Express.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...