Një shpërthim ndodhi në një bazë ushtarake në Azerbajxhan, duke vrarë dy ushtarakë dhe duke lënë një të lënduar rëndë, njoftoi të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.
“Në mëngjesin e 6 korrikut, një aksident ndodhi në njërën nga njësitë ushtarake. Shpërthimi i një predhe të tankeve vrau dy ushtarë – Agalarov Amiddin Shakhmalyoglu dhe Salakhov Samir Chingizoglu. Mamed Nurlan Ragimoglu ishte plagosur rëndë, “tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, transmeton portali arbresh.info.
Autoritetet kanë nisur një hetim mbi shpërthimin.
Nuk ka detaje të mëtejshme./arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore