Të paktën 11 persona u vranë në shpërthimin që ndodhi të hënën në një minierë qymyri në provincën Shaanxi, në veriperëndim të Kinës, njoftoi sot televizioni shtetëror i Kinës CCTV.
Gjatë momentit të shpërthimit rreth 90 punëtorë ishin në tunelet e minierës së qymyrit Xidai, pranë qytetit të Yan’an. Vetëm 81 persona dolën në sipërfaqe, ndërsa 2 të tjerë humbën jetën në spital nga plagët e marra, 11 të tjerë janë ende të shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.
9 trupa u gjetën nga ekipet e shpëtimit që kërkuan në minierë.Autoritetet lokale kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
Aksidentet ose fatkeqësitë në minierat e Kinës ndodhin ende shpesh, megjithëse më pak në vitet e fundit, me autoritetet që zakonisht i atribuojnë ato me shkelje të protokollit të sigurisë./abcnews.al
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari