Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në provincën jugore të Kinës, Hunan, ka shkaktuar humbjen e jetës së nëntë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë në pronësi të kompanisë Hunan Shanzhou Fireworks Ltd., e cila ndodhet në një zonë malore rreth 60 kilometra në veri të qytetit Changde.
Ky incident vjen vetëm pak javë pas një shpërthimi tjetër në një fabrikë kimike në Kinën verilindore, ku humbën jetën të paktën pesë persona.
Kujtojmë se në vitin 2015, dy shpërthime të fuqishme në depo kimikatesh në qytetin port Tianjin shkaktuan mbi 170 viktima dhe rreth 700 të plagosur, duke detyruar qeverinë kineze të forcojë ligjet për ruajtjen dhe transportin e materialeve të rrezikshme.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...