Së paku pesë civilë kanë humbur jetën gjatë një shpërthimi që ndodhi në rajonin Hasaki Mine të Nangarharit, në lindje të Afganistanit
Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarharit Ataullah Hogyani për AA deklaroi se mjeti shpërthyes ishte montuar afër rrugës, ku u aktivizua në momentin kur në atë pjesë kaloi automjeti në të cilin gjendeshin civilët, raporton Anadolu Agency.
Hogyani konfirmoi se kanë vdekur pesë persona, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur. Në mesin e tyre ka fëmijë. Ai theksoi se ka edhe prej tyre që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin./AA/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së