Incidenti ishte pasojë e një defekti elektrik, shtoi më tej “SANA”.
Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ajrore mbi Siri në të kaluarën, madje është akuzuar edhe për shënjestrimin e aeroportit “Mezzeh” vitin e kaluar.
Të dielën, kreu i grupit monitorues me seli në Londër, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se aeroporti ushtarak “Mezzeh” u godit nga një “raketë e mundshme izraelite”, e lëshuar nga Lartësitë Golan të pushtuara prej Izraelit. Aeroporti është qendra e shërbimit informativ të Forcave Ajrore siriane, raporton më tej “AFP”-ja.
Megjithatë, një burim nga ushtria siriane e hodhi poshtë këtë pretendim më vonë, duke theksuar se baza nuk ishte shënjestër e një “agresioni izraelit”. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan disa shpërthime të fuqishme në zonë.
Në maj, Izraeli pranoi të kishte sulmuar infrastrukturën ushtarake iraniane në Siri, pas asaj që vendi hebre pretendon se ishte një sulm iranian me raketë mbi territoret e kontrolluara prej Izraelit. Muajin pasardhës, Izraeli njoftoi gjithashtu të kishte rrëzuar një avion luftarak sirian që kishte hyrë në hapësirën e vet ajrore, një incident i rrallë ky mes dy armiqve.
Janarin e vitit të kaluar, agjencia shtetërore siriane e lajmeve citoi ushtrinë të pretendonte se disa raketa kishin goditur aeroportin “Mezzeh”, duke akuzuar Izraelin për bombardimin e zonës.
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...
Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa sh...
U përmend në dosjen “Epstein”/ Reagon Elon Musk: Nuk kam bër...