Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë pranë një tubimi politik në Pakistan.
Qindra anëtarë të Partisë Kombëtare të Balochistanit ishin mbledhur për një tubim në një stadium në Quetta, kur një bombë shpërtheu në zonën e parkimit.
Autoritetet thanë se numri i të plagosurve mund të rritet në vijim. Ndërsa Grupi militant i Shtetit Islamik deklaroi se kreu sulmin. Balochistani, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin është rajoni më i madh dhe më i varfër i vendit.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif dënoi sulmin ndaj tubimit të BNP-së, të cilin ai e quajti “dëshmi e fortë të komplotit nga terroristët për të përhapur kaos në Balochistan”.
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores