Të paktën 14 persona kanë vdekur nga shpërthimi i një autobombe në një zonë shumë të populluar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Sipas zyrtarëve lokalë të sigurisë, automjeti i mbushur me eksplozivë ishte anash një rruge shumë të populluar me civilë, ku rreth 30 persona kanë mbetur të lënduar, transmeton arbresh.info.
Eksplodimi është më i madhi që nga koha kur është zgjedhur presidenti i ri i vendit, Mohamed Abdullahi Mohamed, edhe pse grupi terrorist Al-Shabaab ka kryer sulme por që ishin më të vogla.
Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin por dyshohet të jetë vepër e grupit terrorist Al-Shabaab./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...