Një raketë nga një kompani private japoneze shpërtheu disa sekonda pas lëshimit në orbitë. Start-up i Tokyo Space One synoi të ishte kompania e parë private japoneze që do të lëshonte një satelit në orbitë.
Raketa Kairos u ngrit nga platforma e lëshimit të vendosur në prefekturën Wakayama, në Japoninë perëndimore, por disa sekonda pas lëshimit ajo shpërtheu, duke gjeneruar tym të zi që u përhap rreth vendit dhe me mbeturina të djegura që bien në shpatet e maleve përreth.
Pamjet u transmetuan drejtpërdrejt nga NHK. Në një deklaratë, Space One tha se “detajet e mosfunksionimit janë duke u hetuar”.
Space One u themelua në vitin 2018 nga një ekip që përfshin kompani të mëdha teknologjike japoneze, duke përfshirë Canon Electronics, IHI Aerospace, firmën e ndërtimit Shimizu dhe Bankën e Zhvillimit të Japonisë të kontrolluar nga qeveria.
Korrikun e kaluar, një tjetër raketë japoneze, Epsilon S, shpërtheu gjatë një prove, rreth 50 sekonda pasi ndezi motorët e saj në prefekturën veriore të Akitës. Në janar, megjithatë, agjencia japoneze hapësinore (Jaxa) foli për suksesin e lëshimit të raketës së saj të re H3, nga qendra hapësinore Tanegashima, në jugperëndim të arkipelagut, pas vitesh vonesash dhe dy përpjekjesh të dështuara.
Operacioni pasoi misionin e suksesshëm të uljes së një sonde pa pilot në Hënë, gjithashtu në janar, i cili e futi Japoninë në grupin e përzgjedhur prej 5 vendeve në botë që kanë arritur të zbarkojnë me sukses në sipërfaqen hënore, pas Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Indisë./abcnews.al
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...