Të paktën 64 persona kanë vdekur gjatë një operacioni masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Zhaneiro të martën, thanë zyrtarë të sigurisë për CNN Brasil. Ndër të vdekurit janë edhe katër oficerë policie brazilianë, shtuan zyrtarët.
Pamjet e siguruara nga CNN Brasil tregojnë disa zjarre në zonën ku po zhvillohej operacioni, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna armësh.
Autoritetet nisën një operacion me qëllim për të “luftuar zgjerimin territorial” të grupit kriminal Comando Vermelho, shtoi qeveria e Rio de Zhaneiros.
🇧🇷 A war has erupted between authorities and drug cartels in Brazil — dozens killed in the country’s largest armed confrontation in decades
In Rio de Janeiro, around 2,500 police officers and special forces stormed areas near the international airport — key strongholds of the… pic.twitter.com/fcn7XXMAAM
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 28, 2025
Sipas qeverisë, operacioni ishte përgatitur për më shumë se një vit dhe përfshinte mbi 2,500 efektivë policie ushtarake dhe civile.
Comando Vermelho (CV) është organizata kriminale më e vjetër ende aktive në Brazil, sipas institutit kërkimor InSight Crime. Emri i saj, që në portugalisht do të thotë “Komanda e Kuqe”, i referohet origjinës së saj si një organizatë e të burgosurve me prirje majtiste, e formuar gjatë diktaturës ushtarake që qeverisi Brazilin deri në vitin 1985.
Që atëherë, CV është shndërruar në një grup të madh kriminal ndërkombëtar, i përfshirë në trafikun e drogës dhe zhvatje. InSight Crime raporton se vitet e fundit grupi është përballur me dhunë gjithnjë e më të ashpër nga shteti dhe milicitë rivale kriminale.
Të paktën 81 persona u arrestuan të martën, sipas një postimi në rrjetet sociale nga Departamenti i Policisë së Rio de Zhaneiros. /Telegrafi/
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...