Votuesit në Ohio janë në shok, pasi një gjykatës i lartë vendosi që përmes Facebook të mburrej se “ka kaluar momente intime me më shumë se 50 gra atraktive”.
Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Shtetit Bill O’Neill, i cili është kandidat i demokratëve për guvernator të shtetit, e ka dhënë këtë “deklaratë” përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë pasuese, ai e ka mbrojtur postin e tij dhe të senatorit që ishte fotografuar duke prekur gjoksin e një gruaje përderisa ajo flinte.
“Në pesëdhjetë vitet e fundit unë kam kaluar momente intime me më shumë se 50 femra shumë atraktive”, shkroi ai.
Shkrimi i tij ka irrituar shumë nga votuesit e demokratëve.
Ai ka shtuar se numri “50” mund të mos jetë korrekt, pasi “nuk i ka numëruar të tëra”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...