Që Bjellorusia është një vend satelit i Moskës dihej, por disa dyshime mbi qëndrueshmërinë e kësaj aleance gjatë konfliktit në Ukrainë kishin dalë në pah nga analistet e gjeopolitikës.
Lajmet e një Lukashenko gjithmonë e më paranojak pas vdekjes së mistershme të ministrit të Jashtëm Vladimir Makei, dhe dyshimeve të forta, të pakonfirmuara, se ai është helmuar, pothuajse si një mesazh ndaj tij.
Vizita e sotme në Minsk të ministrit të Mbrojtjes rus Sergei Shoigu, i cili takoi homologun Viktor Khrenin në shikim të parë mund ta qetësojë atë, për momentin.
Presidenti bjellorus dha sot disa deklarata që duket sikur pohojnë fillimin e bashkimit të dy ushtrive.
“Po përgatitemi për një ushtri të vetme. E dinë të gjithë, nuk e kemi fshehur, në botën moderne është e pamundur ta bësh”, deklaroi ai pas takimit me Shoigu.
Shtimi i trupave ruse në Bjellorusi është pohuar edhe nga komandanti forcave ukrainase Serhiy Naev./A2CNN/
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...