Ministria ruse e Drejtësisë e ka shpallur agjent të huaj shkrimtarin Grigory Chartishvili, i cili boton me pseudonimin Boris Akunin, sepse kundërshton luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Një shkrimtar i lindur në Gjeorgji dhe që jeton në Britani është akuzuar se ka shpërndarë informacione të rreme dhe negative për Rusinë dhe ka ndihmuar në mbledhjen e parave për ushtrinë ukrainase, raporton Reuters.
Etiketa “agjent i huaj” mbart, siç thekson agjencia britanike, një konotacion negativ që daton që nga epoka sovjetike dhe detyron ata që etiketohen si agjentë të huaj të identifikohen si të tillë në rrjetet sociale dhe në botime të tjera.
Librat e Boris Akunin, i njohur më së shumti për tregimet rreth detektivit të epokës cariste Erast Fandorin, janë tërhequr tashmë nga shitja në Rusi pasi autoritetet e shtuan atë në listën e njerëzve që ata akuzojnë se janë të përfshirë në terrorizëm ose ekstremizëm.
“Ata shkruajnë se sot jam shpallur agjent i huaj. Unë, terrorist dhe ekstremist?! Ndihem si Bin Laden që ka marrë një biletë për parkim të paligjshëm”, ka reaguar Chartishvili ndaj vendimit të autoriteteve ruse në llogaritë e tij në rrjetet sociale./abcnews.al
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...