Persona të armatosur kanë sulmuar konvojin e kryeministrit të Libisë, Abdulhamid Dbeibah në Tripoli.
Siç raporton Al Jazeera, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të mërkurës, derisa kryeministri po kthehej në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Një plumb ka përshkuar dritaren e veturës brenda të cilës gjendej kryeministri, ku për fat të mirë ai dhe shoferi kanë shpëtuar pa lëndime.
Autoritet përkatëse kanë filluar hetimet. E për sulmin ka raportuar edhe Reuters, që theksoi se një burim i afërt me kryeministrin incidentin e ka cilësuar si tentimvrasje.
Raportohet se plumbat janë shkrepur nga afërsia, që sipas ekspertëve të sigurisë ishin plumba të pushkës automatike kallashnikov.
E nëse konfirmohet tentimvrasja, kriza mbi kontrollin e Libisë do të mund të përkeqësohej më shumë, shkruan Reuters.
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...