Ka shkuar në gjashtë numri i të vrarëve nga persona të armatosur palestinezë në një autobus në Jerusalem. Tetë të tjerë kanë mbetur te plagosur nga ky sulm.
Policia izraelite tha se “dy terroristë mbërritën me një automjet” dhe hapën zjarr drejt një stacioni autobusi në kryqëzimin Ramot, në periferi veriore të qytetit. Një ushtar jashtë detyre dhe një civil iu kundërpërgjigjën zjarrit, duke “neutralizuar” sulmuesit, thuhet në deklaratë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Media izraelite identifikoi të vdekurit si pesë burra, të moshës midis 25 dhe 79 vjeç, dhe një grua 60-vjeçare. Spitalet lokale thanë se dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër