Numri i të vdekurve në Sri Lanka ka shkuar në 290, me të paktën 500 të plagosur, bën të ditur policia.
Pas heqjes së orës policore një ditë pas një serie sulmesh që kishin për shënjestër kisha dhe hotele luksoze në Colombo, zëdhënësi i policisë, Ruwan Gunasekera u tha gazetarëve se numri i të vdekurve ishte rritur nga rreth 200 në 290, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtari i policisë nuk dha një numër të të vrarëve dhe të plagosurve në secilën prej tre kishave dhe katër hoteleve të goditur të dielën, megjithëse autoritetet thanë se një numër i shtetasve të huaj ishin midis të vdekurve dhe të plagosurve.

Policia tha se gjithsej 24 vetë u arrestuan si pjesë e hetimit në dhunën më vdekjeprurëse që ka goditur ishullin për dy dekada, dhe sigurisht më e keqja që nga përfundimi i një lufte të përgjakshme civile mes militantëve Tamil dhe qeverisë, përfundoi në vitin 2009./Arbresh.info/

Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut