
A rescue worker walks in front of an apartment building whose first four floors collapsed, in the Lindavista neighborhood of Mexico City, Wednesday, Sept. 20, 2017. People by the millions rushed from homes and offices across central Mexico, after a 7.1 earthquake, sometimes watching as buildings they had just fled fell behind them with an eruption of dust and debris. (AP Photo/Rebecca Blackwell)
Në Meksikë, ekipet e shpëtimit rifilluan sot në mëngjes operacionet e kërkimit në qytetin e goditur nga termeti, “Mexico City”, me shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.
Zyrtarët thonë se ka arritur në 286 vetë numri i të vdekurve nga termeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 që goditi kryeqytetin e Meksikës të martën. Numri pritet të rritet, ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë. Një zyrtar për Mbrojtjen Civile Kombëtare tha se të paktën 148 njerëz janë konfirmuar të vdekur në “Mexico City”.
Në një postim në rrjetin social Twitter, zoti Luis Felipe Puente, tha se 73 njerëz të tjerë humbën jetën në shtetin Morelos dhe 45 në Puebla, 13 në Meksikë, gjashtë në Guerrero dhe një në Oaksaka.
Ekipet e shpëtimit në pjesën qendrore të Meksikës kanë punuar pa pushim që nga e marta duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar.
Presidenti Enrique Pena Nieto ka deklaruar tre ditë zie kombëtare. Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të meksikanëve ndaj fatkeqësisë, ndërsa theksoi se synimi kryesor është shpëtimi i jetëve dhe kujdesi shëndetësor për të dëmtuarit./voa
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër