Mund të kalojnë katër deri në pesë vjet para se pandemia Covid-19 të vihet nën kontroll, ka bërë me dije një zyrtare e lartë globale e shëndetësisë.
Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), tha përgjatë konferencës virtuale të Boardroom FT se “pandemia për t’u kontrolluar mund të nevojiten katër ose pesë vjet”, shkruajnë mediet britanike.
Faktorët ndikues përfshijnë maturimin e virusit, masat e kontrollit të vendosura dhe zhvillimi i vaksinës, tha ajo gjatë konferencës.
Ajo tha se vaksina është mënyra më e mirë për t’ia dalur, por kishte dyshime në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e saj, si dhe prodhimin e saj dhe shpërndarjen e drejtë.
E pyetur në lidhje me komentet e Dr. Mike Ryan, i cili kryeson programin e urgjencave shëndetësore të organizatës gjatë konferencës tre-javore të OBSH-së nga Gjeneva, ajo tha se askush nuk mund të parashikojë se kur sëmundja do të zhdukej.
Ndërkohë, në vendet që rihapen pas izolimeve, Dr. Ryan paralajmëroi se sistemet e mbikëqyrjes duhet të bëjnë punën e duhur ose përndryshe mund të shpiejnë deri tek një shpërthim i dytë./zyrtare/
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...
MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e ...