Tre shkencëtarët kanë çuar në shtëpi çmimin Nobel për Kimi, përfshirë laureatin më të vjetër në moshë.
Treshja, John B Goodenough, Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino fituan çmimin prej nëntë milionë kruna (823,227 euro), transmeton portali arbresh.info.
Goodenough është fituesi më i vjetër i një çmimi Nobel në moshën 97 vjeçe.

Të tre punuan së bashku në zhvillimin dhe rafinimin e baterive të litium-jonit të rimbushshëm, duke bërë të mundur epokën e teknologjisë globale të informacionit më të lëvizshme dhe revolucionet pa karburante fosile.
“Bateritë litium-jonike kanë revolucionarizuar jetën tonë që kur hynë për herë të parë në treg në 1991. Ata kanë hedhur themelet e një shoqërie pa karburant fosile, wireless dhe janë përfitimi më i madh për njerëzimin”, tha komiteti Nobel i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.
Whitingham, i cili është bërë britaniku i dytë që fitoi një çmim Nobel këtë vit, zhvilloi baterinë e parë me funksionim litium në fillim të viteve 1970.
Potenciali i baterisë u dyfishua nga Z. Goodenough, me Z. Yoshino duke i bërë bateritë më të sigurta për t’u përdorur./arbresh.info/
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur