Policia norvegjeze tha të premten se e ka gjobitur kryeministren e vendit, Erna Solberg, për thyerjen e masave anti-COVID-19, kur kjo e fundit organizoi një mbledhje familjare për të festuar ditëlindjen e saj.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, asaj iu është shqiptuar gjoba në vlerë prej 2,352 dollarë, tha shefi i policisë, Ole Saeverud.
Kryeministrja kërkoi falje muajin e kaluar për organizimin e kësaj ngjarjeje për ditëlindjen e saj të 60-të me 13 anëtarë të familjes që zuri vend në një vendpushim malor në fund të shkurtit; pavarësisht se rregullat e ndalonin tubimin e më shumë se 10 njerëzve.
Derisa policia nuk do të kishte lëshuar një gjobë në shumicën e rasteve të tilla, kryeministrja ka qenë në krye të punës së qeverisë për të vendosur kufizime, tha policia.
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të...
Kongresi amerikan, masa legjislative me objekt Kinën
YouTuberi ndërton iPhone 15 Pro Max më të madh në botë, pesh...
KOMF: Arsimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara vazhdon të mb...
Republikanët fajësojnë administratën e Presidentit Biden në ...
Italia mposht Izraelin