Një dron i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, OSBE, që po filmonte në lindje të Ukrainës, është sulmuar dhe dëmtuar në zonën e kontrolluar qeveritare të Popasnas në rajonin e Luahnskut.
Incidenti ndodhi më 10 janar, sipas raportit të misionit të OSBE-së në Ukrainë.
Droni ishte duke u përdorur për të monitoruar largimin e borës kur u sulmua me armë zjarri.
Në nëntor të vitit 2018, një dron ishte qëlluar afër kufirit me Rusinë, ndërsa me 2 janar një dron tjetër ishte shkatërruar në Luahansk.
Sipas raportimeve të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 10,300 persona janë vrarë në luftën që u zhvillua në lindje të Ukrainës me separatistët pro-rusë, që nga prilli i vitit 2014.
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në nëntor të vitit 2016 kishte deklaruar se ky është”konflikt ndërkombëtar i armatosur në ems të Ukrainës dhe Federatës ruse”.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?