Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes shqiptarëve dhe disa pakistanezëve në zonën e Chania në Ishullin e Kretës në Greqi. Për pasojë të paktën një burrë shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i plagosur.
Sipas asaj që raportohet në mediat greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 të darkës, ndërsa thuhet se në përleshja nuk janë përdoru armë zjarri por thika.
Për sa u përket pakistanezëve të përfshirë në këtë sherr, mediat greke raportojnë se ata ishin refugjatë të ardhur kohët e fundit në Greqi ndërsa shkaqet e përleshjes mes tyre dhe shqiptarëve ende nuk janë zbardhur.
I plagosuri shqiptarë është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar trajtimeve mjekësore për shkak të plagëve të mëdha që i kishin shkaktuar të goditurat me thikë nga pakistanezët./tch
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...