Shërbimi sekret po heton të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë kur Trumpi ishte aty

21:01 | 5 Prill 2026
E.G

Shërbimi Sekret Amerikan ka bërë të ditur se po heton raportimet për të shtëna me armë zjarri pranë parkut Lafayette Park, i cili ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë.

Sipas autoriteteve, nga incidenti i ndodhur gjatë natës nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa pas një kontrolli në park dhe zonën përreth pas mesnate, nuk është gjetur asnjë i dyshuar.

Në momentin e incidentit, presidenti amerikan Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për fundjavë.

Megjithatë, operacionet në Shtëpinë e Bardhë kanë vazhduar normalisht, ndërsa masat e sigurisë në zonë janë rritur, bëri të ditur Shërbimi Sekret.

Parku Lafayette ka qenë i rrethuar me gardh prej javësh për shkak të punimeve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale