Autoritetet gjermane konfirmuan të premten se është identifikuar rasti i shtatë i koronavirusit në Gjermani. Pacienti i shtatë është një burrë që punonte në një kompani të Bavarisë, ku më parë ishin identifikuar edhe pesë të infektuar të tjerë.
Më herët të premten, organet gjermane e identifikuan personin e gjashtë, i cili ishte fëmijë i një punëtori në po të njëjtën kompani, prodhuesin e pjesëve të veturave, Webasto.
“Kështu, tashmë janë gjithsej shtatë raste të njohura të koronovirusit në Bavari”, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë rajon përmes një deklarate.
Në mesin e personave të infektuar janë pesë gjermanë dhe dy kinezë. Të gjithë këta njerëz kishin marrë pjesë në takime të gjata në selinë kryesore të fabrikës në Stockdorf të Bavarisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se i kanë testuar disa herë punëtorët e kësaj fabrike gjatë tri ditëve të fundit dhe nga rezultatet e marra, 127 persona kanë pasur rezultate negative dhe një ka dalë pozitiv.
Organet kanë vendosur që fabrika të qëndrojë e mbyllur së paku deri të hënën.
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...