Sot me programe të ndryshme në mbarë Turqinë kujtohet 79 vjetori i ndarjes nga jeta të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës moderne të Turqisë.
Manifestimi qendror u mbajt në platonë e Mauzoleut të Ataturkut Anatkabir në Ankara, ku morën pjesë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, shefi i shtabit të ushtrisë turke Hulusi Akar, kryetari i Partisë Popullore Republikane të opozitës Kemal Kilicdaroglu, kreu i Partisë të Lëvizjes Kombëtare (MHP) Devlet Bahceli dhe zyrtarë të autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
Presidenti Erdoğan vendosi kurorë me lule në mauzoleun, pas së cilës pikërisht në orën 9:05, në kohën kur ndërroi jetë Ataturku, Presidenti i parë i Turqisë i cili u nderua me anë të sirenave.
Erdoğan gjithashtu shkroi në librin e veçantë të kujtimeve në Anatkabir.
“Në 79 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, edhe një herë, me mëshirë dhe respekt, kujtojmë komandantin e madh të luftës turke për Pavarësi, themeluesin e Republikës së Turqisë dhe Presidentin e parë të Republikës Mustafa Kemal Ataturk. Republikën e Turqisë e shohim si një nga trashëgimet më të rëndësishme që na i la Ataturku, për çka ne do të vazhdojmë të punojmë ditë e natë për ta sjellë atë në nivelin e qytetërimit modern”, shkroi Erdoğan, raporton Anadolu Agency.

Para Mauzoleut Anatkabir të pranishëm ishin edhe një numër i madh i qytetarëve turq, të cilët nderuan Presidentin e parë të Republikës së Turqisë Ataturk dhe pas ceremonisë zyrtare Anatkabir ishte i hapur për vizita.
Një manifestim i ngjashëm i nderit gjithashtu u mbajt në pallatin Dolmabahçe në vendin ku Ataturku ndërroi jetë në këtë ditë.
Sot në ora 09:05, në kohën kur Ataturk ndërroi jetë, aktivitetet ditore në mbarë Turqinë u ndërprenë për dy minuta. Në këtë kohë u aktivizuan sirenat, ndërsa njerëzit me një minutë heshtje dhe me mënyra të tjera përkatëse përkujtuan themeluesin e Republikës së Turqisë.
Veçanërisht të pazakonshme ishin pamjet e ndalimit të trafikut në rrugë, ku shoferët dolën nga automjetet e tyre për të nderuar Ataturkun.
Përvjetori i vdekjes së Ataturkut me programet dhe pritjet përkatëse u shënua në të gjithë Turqinë, por edhe në misionet diplomatike të vendit në mbarë botën.

Ataturku lindi në vitin 1881 në Selanik të Greqisë, aso kohe pjesë e Shtetit Osman. Famën më të madhe ushtarake e fitoi në udhëheqjen e luftëtarëve turq në Betejën e Çanakalasë. Pas shpërbërjes së Shtetit Osman pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Ataturku udhëhoqi ushtrinë turke në luftën çlirimtare.
Si themelues dhe president i Republikës së Turqisë, ai e shndërroi vendin në një shtet modern, laik dhe pro-perëndimor. Ai ndërroi jetë në këtë ditë të vitit 1938, në moshën 57 vjeçare.

Ataturku lindi në vitin 1881 në Selanik të Greqisë, aso kohe pjesë e Shtetit Osman. Famën më të madhe ushtarake e fitoi në udhëheqjen e luftëtarëve turq në Betejën e Çanakalasë. Pas shpërbërjes së Shtetit Osman pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Ataturku udhëhoqi ushtrinë turke në luftën çlirimtare.
Si themelues dhe president i Republikës së Turqisë, ai e shndërroi vendin në një shtet modern, laik dhe pro-perëndimor. Ai ndërroi jetë në këtë ditë të vitit 1938, në moshën 57 vjeçare.
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...
Prej të zezës, në të bardhë… hiq s’po e ndalim. Artmotion… k...
‘Më tha që i pëlqej, por u puth me Toneyn’ – Klodiani flet p...
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale