Një urë autostrade u shemb në qytetin veriperëndimor italian të Genovës, duke vrarë 26 vetë dhe duke plagosur rëndë 15 të tjerë, njoftoi policia për BBC-në.
Videoja dramatike kapte momentin e fatkeqësisë kur një nga kullat e mëdha mbështetëse u rrëzua gjatë shiut të rrëbeshtë.



Makina dhe kamionë ranë 45 metra nën binarë hekurudhor, ndërtesa dhe lumë së bashku me pllakat e betonit.
Kërkimet për njerëzit e bllokuar në rrënojat pritet të vazhdojnë tërë natën.

Frika se pjesët e tjera të urës mund të bien kanë nxitur evakuimin e ndërtesave në zonë, tha një shpëtimtar për agjencinë e lajmeve Ansa të Italisë.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini premtoi se nëse dikush është përgjegjës për rënien e urës do të jepte llogari.
“Unë kam kaluar atë urë qindra herë,” tha ai. “Tani, si qytetar italian, do të bëj gjithçka për të marrë emrat dhe mbiemrat e përgjegjësve, të të kaluarës dhe të tashmes, sepse është e papranueshme që të vdesësh kështu në Itali”.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...