Ka shkuar në dy numri i viktimave, pas shembjes së pjesshme të një hoteli gjatë natës në qytetin Kroev të Gjermanisë. Katër persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë 2-vjeçar. Të mbijetuarit kanë lëndime të lehta.
Një operacion i gjerë shpëtimi është duke u zhvilluar nga policia, zjarrfikësit dhe Shërbimi Federal i Asistencës Teknike, duke përfshirë më shumë se 250 persona dhe qen të trajnuar posaçërisht.
Autoritetet njoftuan se në hotel ndodheshin 14 persona kur ndodhi shembja e katit të sipërm rreth orës 23:00 të së martës, prej të cilëve pesë kanë mundur të largohen pa lëndime.
Për arsye sigurie, janë evakuuar 31 persona që jetonin në ndërtesat përreth. Ende nuk është përcaktuar shkaku i shembjes së pjesshme të hotelit.
Kroev ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Frankfurtit./abcnews/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...